Luna Mari. Ja pse çifti Ejlli zgjodhi këtë emër për vajzën!
E Enjte 2 Maj 2024, 14:02
Dritare.net
Pak ditë më parë erdhi në jetë bebi që po e prisnin të gjithë, Luna, e çiftit Kiara Tito dhe Luiz Ejllit. Këngëtari dhe moderatorja zgjodhën ta quajnë vajzën Luna Mari Ejlli, ndërsa përmes një video live dyshja ka zbuluar se pse kanë bërë këtë zgjedhje.
Luizi ka shpjeguar se gjyshja e Kiarës dhe e tij, quhen Mari dhe në nder të tyre tani vajza mban këtë emër.
“Luna Mari se është Shën Mëria në radhë të parë. Është gjyshja e Kiarës e ka emrin Mari, por edhe gjyshja ime e ka emrin Mari. Kurse Luna i ka pëlqyer Kiarës gjithmonë si emër”, ka deklaruar këngëtari./M.K-dritare.net