
Luizi tregon synimin e radhës: Çfarë do të bëj po nuk fitova Big Brother Vip!
E Martë 28 Mars 2023, 18:06
Dritare.net
Luiz Ejlli shpeshherë është shprehur se nuk do ta fitojë BBV2. Sot ai ka thënë se nëse nuk fiton Big Brother VIP Albania, do të provojë Grande Fratello në Itali.
“E gjeta synimin e radhës. Do shkoj të fitoj Grante Fratello se s’bën. Nëse nuk e fitoj këtu, do e fitoj atje. Kurdo që të fillojë do e filloj atje. Është gjë e mirë se edhe batutat më vijnë italisht, për zotin eci në Itali. Shqiptarë ka sa të duash”, tha Luizi./K.C/dritare.net

















