

Si rrallëherë Luizi ka mbetur pa fjalë e me lot në sy. Largimi i Kiarës duket se e ka mërzitur shumë, sidomos nga fakti se ai mendon që dalja e saj është për faj të tij. Kur Kiara është larguar nga shtëpia ai pasi e ka përqafuar ka pasur shumë shpresë se ajo do të kthehej.
Pasi Kiara shkoi në studio dhe nuk e kishte një biletë kthimi ajo i ka thënë: “Luiz bëhu i fortë! Fitoje këtë lojë për veten dhe për ne të dy.” Luizi që jemi mësuar ta shohim vetëm duke folur, me lotët në sy nuk mundi dot t’i thoshte asnjë fjalë. /A.S-Dritare.net

















