Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Luizi për Arjola Demirin: Ishte banorja më false e BBV1. Ja çfarë thotë për ish-burrin e aktores!

Luizi për Arjola Demirin: Ishte banorja më false e BBV1. Ja

Mbrëmë në Big Brother Vip u mbajt një talk show ku banorët komentuan banorët e edicionit të shkuar. Ndër ish-banorët që u komentuan ishte edhe Arjola Demiri. Luizi e cilësoi Arjolën si banoren më false, pasi sipas tij viktimizohej shpesh me fëmijët.

“Babanë e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më false nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi./K.C/dritare.net