Luizi humbet kontrollin ndaj Deas: Do të shkel me këmbë
E Diel 5 Shkurt 2023, 00:12
Dritare.net

Luizi është i pari që i ka shpëtuar eliminimit të dytë për sot dhe tashmë mbeti Kiara dhe Efi. Ai është mërzitur shumë për këtë gjë dhe ka shpërthyer keq ndaj Deas duke i thënë: Ke për ta parë çfarë do të bëj. Do të shkel me këmbë, ke për ta parë. T’i tregoj cilat do jenë videot më të para në youtube.”
Kanë qenë banorët fillimisht: Kiara, Efi, Valbona e Maestro që i kanë folur dhe e kanë tërhequr. Më pas Arbana e ka thirrur në dhomën e rrëfimit dhe situata është zbutur. Ai ka premtuar se nuk do ketë më skena të tilla, por gjithçka ndodhi në një moment edhe për arsyen sepse loja lidhet me zemrën në këtë moment. Sido që të jetë situata është normalizuar. /A.S-Dritare.net

















