Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Luizi dhe Kiara kanë bërë festën e shtatzënisë, dalin detajet sekrete!

Luizi dhe Kiara kanë bërë festën e shtatzënisë,


Prej muajsh lajmi se Kiara ishte në pritje të ëmbël po qarkullon në rrjetet sociale. Megjithatë, detajet ishin të pakta, duke qenë se çifti kishte preferuar që ta jetonte këtë periudhë larg vëmendjes së madhe të ndjekësve.

E pas shumë indikacioneve që tregon realisht se moderatorja ishte shtatzënë, lajmi më në fund është konfirmuar.

Sipas disa burimeve për revistën “Who”, thuhet se pak ditë më parë, çifti ka organizuar edhe “gender reveal”, pra festa për zbulimin e gjinisë së foshnjës. Një festë shumë private, ku është zbuluar gjinia e bebes dhe sipas të njëjtit burim thuhet se është vajzë. Festa ka qenë shumë intime dhe çifti ka preferuar që të ketë pranë vetëm rrethin e ngushtë miqësor.

Si Luizi ashtu edhe Kiara kanë zgjedhur që të mos zbulojnë asnjë detaj nga kjo festë në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, edhe të ftuarit janë porositur që të mos publikojnë asgjë në rrjetet e tyre sociale.

Megjithatë jo vetëm miqtë e afërt e kishin mësuar këtë lajm, por edhe bashkëpunëtorët dhe stafi me të cilin Kiara punon duket se tashmë e dinin që çifti ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Duket se festa për zbulimin e gjinisë ka qenë vetëm një formalitet për miqtë, pasi jo vetëm çifti, por edhe mediat publikuan pak javë më parë lajmin se Kiara ishte në pritje të një vajze. Pak javë më parë, këngëtari shkodran ka publikuar një foto në “InstaStory”, duke bërë konfuz publikun mbi gjininë e bebes.

“Kështu do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e maturës”, ka shkruar Luizi krahas fotos me disa punonjës sigurie. Kaq ka mjaftuar që në fakt ndjekësit ta konfirmonin atë që prej kohësh për flitej, pritja e një fëmije nga dyshja më e pëlqyer e publikut./dritare.net