Na ndiqni edhe në

Shqiptar

 Loredana në telashe, nis fushata kundër muzikës së saj

 Loredana në telashe, nis fushata kundër muzikës së saj

Vitin e kaluar, skandali i këngëtares Loredana Zefi me çiftin zvicerian bëri bujë të madhe në media.

Rreperja me origjinë shqiptare ndodhet akoma nën hetim dhe rrezikon të dëbohet nga Zvicra, nën akuzën e zhvatjes.

Skandali është rikthyer sërisht, pasi çifti zvicerian ka dhënë një intervistë për “ 20 Minuten “ , gjatë të cilës çifti ka pohuar se janë në një gjendje të keqe ekonomike dhe për këtë kanë fajësuar Loredanën.

 Loredana në telashe, nis fushata kundër muzikës së saj

Zonja Petra ka treguar se nuk mundet as të paguajë funeralin e të ëmës , madje ajo tregoi se ka edhe shumë fatura të papaguara, për shkak të gjendjes të rëndë ekonomike.

 Loredana në telashe, nis fushata kundër muzikës së saj

Çifti zviceran pretendon se kanë humbur një total prej 655.000 eurosh. Në Twitter ka nisur një fushatë kundër saj “ Bojkoto Loredanën “, në mënyrë që njerëzit të mos e dëgjojnë muzikën e saj.

Përveçse kësaj, kundër Loredanës ka dalë edhe rreperi i njohur gjerman Bushido.

Përmes një deklarate ai ka shprehur reagimin e tij ndaj ngjarjes dhe gjithashtu është treguar i gatshëm të ndihmojë financiarisht çiftin zviceran, duke nisur një fushatë për mbledhje fondesh./R.P-dritare.net