Ledri Vula habit me veprimin e papritur në raport me Sarën!
E Diel 12 Nëntor 2023, 17:05
Dritare.net
Lajmi i ndarjes së Ledrit dhe Sarës po bën xhiron e rrjetit prej ditësh. Fakti se nuk po postonin më bashkë, mungesa e Ledrit krah Sarës në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, bënë që dyshimet të shtohen. Kjo derisa u konfirmua ndarja e çiftit. Por tani Ledri ka habitur të gjithë me një tjetër veprim.
Reperi ka fshirë këngën e tyre me titull “Gjendje”. Nëse kërkoni në Youtube këngën e Ledrit dhe Sarës, nuk e gjeni. Videoklipi i këngës “Gjendje” protagoniste në të cilën ishte pikërisht Sara, është fshirë nga Youtube. Epo kjo duket se është një prej shenjave se çifti i ka ndarë rrugët./dritare.net