Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara

Ledri Vula ka folur për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha edhe dashurinë më të madhe të jetës së tij, Poem Blu, i ftuar në emisionin "Mirëmbrëma yje!", nga Arbana Osmani.

Në lidhje me ndarjen nga Sara, Ledri tha se nuk e di as vetë përse janë ndarë, por i vjen keq vetëm për një gjë, Poin.


“Unë e Sara jemi krejtësisht tipa të kundërt, edhe kjo na ka bërë bashkë. Sara është pak më introverte. Nuk e di çfarë nuk funksionoi mes nesh.” ka thënë Ledri, duke shtuar se nuk mund ta mendojë këtë.

I pyetur nëse është penduar që lidhja e tij me Sarën ka qenë kaq publike, ai tha se ishte e pamundur ta mbante larg mediave, për shkak të karrierës së tij. Megjithatë, ai u shpreh se po të kishte qenë Sara më private, ndoshta do ishin ende bashkë.

Ledri thotë se tani nuk e mendon një lidhje tjetër, por do të donte që në të ardhmen Poi të ketë edhe dy motra e një vëlla./ K.C/dritare.net