Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ledjona flet për herë të parë për aksidentin e rëndë që pësoi: Mendova se u paralizova!

Ledjona flet për herë të parë për aksidentin e

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Ledjona Xheladinaj, ka folur sot për herë të parë për aksidentin e rëndë që pësoi që e la në shtrat për disa javë. Ledjona ka treguar se gjatë një udhëtimi me motor nëpër dëborë në Dibër, ajo ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Dëmtimet që ka pësuar në shtyllën kurrizore e bënë të mendonte se mund të paralizohej.

“Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizova se nuk po ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time. Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve.", tha gazetarja./K.C/dritare.net