Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4!

Kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4!

Zebërvoki i dha fund rrugëtimit në Big Brother VIP, si personi më pak i votuar nga publiku gjatë një televotimi të hapur në pak kohë për anëtarët e grupit të Olsit, të cilët humbën në televotimin e mëparshëm kundër grupit të Rozanës. Në garën përballë Olsit, Aldos, Laertit, Klajdit, Xumit, Bernardit, Jozit dhe Arsidës, Zebërvoki ka qenë personazhi që ka dalë nga shtëpia.

I pyetur në studio se çfarë nuk shkoi si duhet, Zebërvoki tha se gjatë rrugëtimit në Big Brother ka qenë i rezervuar dhe i kujdesur duke shtuar se nuk e pa vetën potencial të asaj loje.

“Unë kam parimet e mia, më thënë të drejtën jam treguar shumë i matur dhe i rezervuar. Nuk e pashë veten potencial të asaj loje, dhe nuk është e thënë që të kemi sukses në çdo fushë. Kisha dhe frikën e asaj që kam ndërtuar jashtë, sepse çdo lëvizje e gabuar mund të rrezikonte shumë. Është absurde të vish në një lojë dhe të humbësh vlerat, jeta, dinjiteti dhe morali të shoqëron gjithmonë”, u shpreh ai./K.C/dritare.net