
Kush ka motra botën ka, Romeo bën dedikimin e veçantë për Bora Zemanin!
E Shtunë 14 Tetor 2023, 11:11
Dritare.net
Moderatorja e njohur Bora Zemani prej vitesh është në një lidhje me Donald Veshaj.
Por nuk duhet harruar se Bora së bashku me Donaldin, dhe vëllain e tij Romeo Veshajn kanë drejtuar emisionin 3-shat ku shihej edhe marrëdhënia që moderatorja kishte me këtë të fundit.
Këtë herë ka qenë vetë Romeo i cili përmes një Instastory, ka treguar raportin që ka me Borën duke e konsideruar edhe motër.
“Kush ka motra botën ka”, ka shkruar aktori./M.K-dritare.net

















