
Kujt ia dedikon fitoren e Ferma Vip, Dijonis Biba!
E Enjte 13 Qershor 2024, 19:07
Dritare.net
Dijonis Biba fitoi edicionin e parë të “Ferma VIP”, duke marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Në një intervistë sot Dijonisi tha se fitoren ia dedikon nënës së tij, e cila nuk jeton.
“Çmimin e madh ia dedikoj nënës sime që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës sime m'u shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca imë.”, tha Dijonisi./K.C/dritare.net

















