Ku ishte Meghan Markle pas kurorëzimit të mbretit Charles III!
Dritare.net
Meghan Markle po merrte pak kohë për veten gjatë fundjavës, pas kurorëzimit të mbretit Charles III. Dukesha e Sussex-it nuk mori pjesë në eventin e shumëpritur dhe përkundrazi qëndroi në Kaliforni, ku u fotografua gjatë një daljeje të fundit.
Ish-aktorja është parë duke shkuar në një shëtitje 40-minutëshe jashtë shtëpisë së saj. Meghan shoqërohej nga dy miqtë e saj të ngushtë, Markus Anderson dhe Heather Dorak, ndërsa Princi Harry ishte në Britaninë e Madhe gjatë ceremonisë së kurorëzimit.
Meghan kishte një veshje casual-chic, një bluzë e zezë, streçe të zeza, këpucë hiking kafe dhe një xhaketë ngjyrë jeshile. Ajo e kompletoi look-un me syze dielli të mëdha aviator, një kapele Panama, një shall dhe shumë pak bizhuteri./K.C/dritare.net