
Kristi surprizohet nga e motra dhe nga performanca e saj emocionuese
E Diel 7 Maj 2023, 00:12
Dritare.net
Pas Deas dhe Efit edhe Kristi u surprizua në këtë natë të fundit të edicionit të dytë të Big Brother Vip.
Gala motra e tij erdhi posaçërisht për Kristin për të performuar për të, ndërsa Kristi e ndoqi si spektator.
Ky i fundit u përlot gjatë performancës së Galës, pasi kishte më shumë se 130 ditë pa e parë e pa e ndjekur duke kënduar.
Gala performoi këngën “Dashuria” të të atit të saj, Robert Aliaj. Kristi u shpreh se është shumë krenar për motrën e tij.
Ai shtoi se e kishte vërtetë të nevojshme këtë surprizë dhe se i vjen mirë që u soll në këtë mënyrë. /A.S-Dritare.net

















