Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kristi sqaron të vërtetën për puthjen me Stelinën

Kristi sqaron të vërtetën për puthjen me Stelinën

Kristi, konkurrenti i “Përputhen”, i rikthyer këtë të enjte në program, ka reaguar ndaj deklaratave të Inës, e cila pretendoi se ai ishte puthur me Stelinën. Ai e ka mohuar këtë, duke theksuar se takimi me Stelinën ka qenë vetëm miqësor dhe se puthja ishte në faqe, jo në buzë.

“Ina ka qejf t’i ekzagjerojë gjërat. Kam qenë te dyqani, ishte një takim miqësor dhe puthje miqësore ne faqe, jo në buzë. Stelina, me aq sa ka kuptuar, shikonte te unë stabilitet dhe qetësi nëse do kishte një raport. Ina bëri gjithë këtë ndarjen. Nuk mendoj se jam përdorur si mjet për hakmarrje, por aq sa kam biseduar, i kam qëndruar afër dhe kam bërë maksimalen.

Është ndjerë rehat, jam i sigurt. Jam i zhgënjyer me të thënë të drejtën, e ka përtypur dhe ka vazhduar. Më tha se do futej në Big Brother dhe jam tip suportues dhe i thashë është një shans që të jepet pse të mos e provosh. Mendoja se ajo do mbante një qëndrim për ato që kanë ndodhur. Mendoj se ende kanë ndjenja për Keijsin. Më pëlqen se ajo platformë iu nxjerr fytyrën të gjithëve”-u shpreh ai./K.C/dritare.net