Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kristi ngacmon Kiarën, reagimi i Luizit nuk duhet humbur! 

Kristi ngacmon Kiarën, reagimi i Luizit nuk duhet humbur! 


Ditën e djeshme një sërë debatesh kanë shoqëruar Luizin dhe Kiarën. Kjo e fundit i kërkon sërish hapësirë Luizit, pasi ai i theu premtimin që bëri ndaj saj se nuk do ta pyeste për një javë nëse ndien gjë për të apo jo.
Duket se Luizi u mërzit nga situata me Kiarën dhe herë pas herë largohej nga ajo dhe vetë moderatorja e vuri re këtë gjë. Por një gjë e mërzit akoma më shumë. Në një moment Kristi ngacmon Kiarën ndërsa po bisedonin bashkë me Luizin dhe ky i fundit detyrohet që largohet.

Biseda:
Kristi: Po ta doja Kiarën e kisha kapur me kohë.

Kiara: Kujdes me këto deklarata, sa i sigurt je?

Kristi: 100% i sigurt. Kapur në sensin që po të kisha interes do të isha me ty.

Ndërkohë që Kiara përgjigjej, Luizi largohet nga biseda dhe zhvendoset diku tjetër./K.C/dritare.net