Kristi Lamaj largohet nga shtëpia e Big Brother VIP
E Shtunë 14 Shkurt 2026, 16:04
Dritare.net

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku është njoftuar se konkurrenti Kristi Lamaj është larguar nga shtëpia. Në zarfin e zi shkruhej: “Konkurrenti Kristi Lamaj u largua nga Big Brother. Në takimin e sotëm do mësoni çfarë ndodhi”.
Pas një debati me Mirin, aty ku e lagu dhe me ujë, Kristi zgjodhi të dilte edhe njëherë nga muri rrethues i shtëpisë.
Në Prime-n e sotëm do të mësohet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Vëllait të Madh./K.C/dritare.net