
Kokë më kokë me Eglën. Juli çon në televotim veten dhe Eglën!
E Diel 21 Prill 2024, 10:10
Dritare.net
Vëllai i Madh i dha Julit avantazhin në lojë për të çuar në televotim kokë më kokë dy banorë, ose veten me një banor tjetër për të kuptuar se kush është i preferuari mes tyre.
Në televotimin me pyetjen “Kush është i preferuari juaj?”, Juli ka zgjedhur të dërgojë në nominim veten dhe Eglën.
Ndërkohë informacioni i nxjerrë nga ky televotim do t’i shkojë Julit të martën e ardhshme, si një avantazh i madh i dhuruar nga Big Brother në këtë fazë të lojës, ku pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe./K.C/dritare.net

















