
Foto/ Kledi Hysa dhe Evi Reci, në një lidhje dashurie
E Diel 2 Prill 2023, 18:06
Dritare.net
Evi Reci dhe modeli Kledi Hysa janë zyrtarisht të dashur. Dyshja, që u përfolën prej kohësh në rrjete sociale, kanë konfirmuar më në fund lidhjen e tyre të dashurisë.
Në një intervistë dhënë për revistën ‘Who’, çifti kanë zbuluar se janë njohur në një event.
“Ishte një event në dhjetor të vitit 2021 që ndryshoi gjithçka. Aty u takuam dhe le të themi se foli nënvetëdija jonë”, u shpreh Kledi.
“Mbrëmja na mblodhi të katërve në një tavolinë ku na bashkuan bisedat për “BBV”, televizionin, muzikën dhe jetën. Kemi qeshur shumë e kemi kërcyer të gjithë bashkë. Atë natë Kledi më bëri “Folloë” në “Instagram”, por nuk folëm menjëherë.”, tha nga ana tjetër Reçi./K.C/dritare.net

















