Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kjo është partnerja e Albi Nakos, që surprizoi koreografin në BBVIP!

Kjo është partnerja e Albi Nakos, që surprizoi koreografin

Koreografi Albi Nako është surprizuar mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip, nga partnerja e tij , e cila i kërkoi të largohet nga shtëpia.

E pyetur për arsyen, Doris është shprehur se Albi nuk e ka gjetur veten, ndaj dhe nuk është aktiv në lojë.

Pjesë nga biseda:

Doris: Nuk e ka gjetur edhe aq vetveten, nuk është përshtatur edhe aq do të thoja. Nuk ndihet rehat me banorët e tjerë. Unë e njoh Albin si personazhin që bën shumë batuta, që e mban barkun me dorë.

Vjen në shtëpinë e Big Brother për t’i thënë Albit çfarë?

Doris: Që më ka marrë malli shumë, e dua shumë, për të qenë pak më aktiv në lojën e tij. Për të bërë atë që ai më ka treguar mua para se të futet, më ka thënë do bëjë këtë, do bëjë atë, shumë gjëra.

Pra do ti thuash Albit që nëse do të qëndrojë në shtëpi, të mos jetë ky që është deri më tani?

Doris: Të tregojë më shumë nga vetja e tij, ka shumë gjëra për të treguar. Këtë duam të shohim të gjithë familjarët e Albit./M.K-dritare.net