
Kiara Tito flet për Butrint Imerin: Ka qenë dashuria ime e parë!
Dritare.net
Historia e dashurisë mes Kiara Titos dhe Butrint Imerit është nga romancat më të njohura në botën e shoubizit. Mbrëmë Kiara rrëfeu për maestro Armaldon në Big Brother se sa keq e ka përjetuar faktin që lidhja dhe më pas ndarja e tyre u bë publike.
“Ajo ka qenë dashuria ime e parë. Hera e parë që kam ndjerë për dikë. Kam pasur një presion shumë të madh se isha vetëm 20 vjeçe. Përflitej në media, ziheshim dilte në media. E kam njohur në punë, në atë kohë bëja intervista. Ishim moshatare. Ai ishte në qendër të vëmendjes dhe me këtë me prishte shumë punë. Nuk kam dashur që lidhja jonë të shfaqej në publik. Më mundonte kjo gjë. Kur ti ndien vërtet për një njeri nuk të bëhet qejfi se u bë publike se të dhëmb në shpirt. Se thua “Obobo pse u zura, për një lajm për një portal.”, tha Kiara./K.C/dritare.net

















