
Kiara poston foton e parë me Luizin pas daljes nga BBV. Mesazhi për ndjekësit!
E Mërkurë 10 Maj 2023, 17:05
Dritare.net
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli që prej disa muajsh janë bërë çifti më i përfolur në Shqipëri. Mbrëmjen e 6 majit, kur u mbajt edhe finalja e BBV, çifti celebroi dashurinë në martesë. Disa ditë pas përfundimit të Big Brother, Kiara dhe Luizi janë shfaqur bashkë në rrjete sociale. Kiara postoi foton e parë bashkë me Luizin në Instastory.
Siç shihet nga fotoja ata kanë qenë në shtëpi. Nuk ka munguar edhe mesazhi për ndjekësit e tyre.
“Faleminderit për mbështetjen, ju duam #luki”, ka shkruar Kiara krahas postimit./K.C/dritare.net

















