Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kanye West reagon pas lajmit për ndarjen e tij nga Bianca Censori

Kanye West reagon pas lajmit për ndarjen e tij nga Bianca Censori

Lajmi më i bujshëm nga shoubizi dy ditët e fundit është deviorci mes Kanye West dhe Bianca Censori. Njëditë më parë, Daily Mail publikoi një lajm që thoshte se çifiti po ndahej pas 3 vitesh martesë. Sot ka ardhur reagimi nga vetë Kanye West.

Reperi 47-vjeçar ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale duke përcaktuar fjalën “coercion”, shtrëngim” një orë pasi u bë publik lajmi për ndarjen e tij. Në mbishkrimin e postimit të tij, West ka shkruar: “Po, shtrëngimi është i paligjshëm. Shtrëngimi është akti i detyrimit të dikujt për të bërë diçka kundër vullnetit të tij nëpërmjet kërcënimeve ose frikësimit. Mund të përfshijë dhunë fizike, abuzim psikologjik, shantazh, kërcënime ose sulme seksuale”. Megjithatë, pak minuta më vonë, postimi u fshi.

Kanye West reagon pas lajmit për ndarjen e tij nga Bianca Censori

West dhe Censori thuhet se janë në proces divorci vetëm 11 ditë pas incidentit provokues të 30-vjeçares në tapetin e kuq të Grammys. Sigurisht, pika kryesore ishte shpërthimi antisemitik i reperit në rrjetin social X. Dyshja thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale, sipas së cilës Censori do të marrë 5 milionë dollarë kompensim pas martesës së tyre të shkurtër, e cila filloi në dhjetor 2022. Një burim pranë reperit konfirmoi se çifti tashmë është ndarë dhe se pritet të depozitohen dokumentet ligjore për zgjidhjen e martesës zyrtarisht në ditët në vijim.

Censori thuhet se po qëndron përkohësisht në vilën e tyre në Beverly Park North në Los Angeles, me vlerë 35 milionë dollarë. Vendi ku po qëndron West mbetet nuk dihet, por ka raportime se ai mund të jetë kthyer në Tokio, Japoni, ku kaloi pjesën më të madhe të vitit të kaluar duke qëndruar në një hotel./K.C/dritare.net