Ju dalsha dhe në ëndërr/ Einxhel Shkira u kthehet ashpër komentuesve!
Dritare.net
Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë zbuluar se do të bëhen prindër të një djali. Duket se teksa disa e urojnë ka dhe nga ata që i bëjnë kritika apo komente të ndryshme.
Ajo po merr komente edhe disa negative, e si duket këto komente e kanë nevrikosur moderatoren. Disa nga komentet ajo vendosi t’i publikojë bashkë me përgjigjet e saj.
Einxhel se nuk i toleron dot gratë që mundohen të ulin poshtë gratë e tjera, teksa kishte marrë komente që 8i thoshin se u bë e lodhshme duke postuar barkun. Në fund Einxhel ndau edhe një mesazh, se përse nuk i fal paragjykimet dhe ofendimet, as ato të grave, ndonëse është feministe.
“E si përfundim, ju dalsha dhe në ëndërr ishalla, se më të bukura s’keni pas” shkroi ajo në ‘Instagram’, duke postuar fotografi me bark të rrumbullakosur./M.K/dritare.net