
Je këtu për të pastruar imazhin tënd, debat mes Elsës dhe Valerit: Mos më thuaj e shkretë!
Dritare.net

Valeri dhe Elsa sërish nuk i kanë sqaruar ende debatet që lindën gjatë mbrëmjes së spektaklit mes tyre. Teksa dyshja u përpoq të sqaronte debatet ata krijuan disa të reja. Elsa u shpreh se ajo e sheh qëndrimin në Fermën VIP si një punë dhe se ndodhet aty për lojë.
Pjesë nga biseda:
Elsa: Ti the jam këtu për të rikuperuar imazhin
Valeri: Ti e shkreta ca nuk po bën
Elsa: Nuk jam e shkretë, kam lindur me shumë fat
Elsa: Kjo për mua është punë, ashtu si edhe për ty
Valeri: Jo për mua është bashkëjetesë.
Elsa: Ne jemi këtu për njerëzit në shtëpi që t’i argëtojmë me star-et e tyre.
Valeri: Unë s’qenkam një star.
Elsa: Ore ti je për habitatin tënd.
Valeri: Qenkam dhe unë një star.
Elsa: Unë s’të njoh fare.
Valeri: Ka shumë artist që në televizion hiqen si ndryshe, unë njoh artisten Elsa, ty s’të njoh nga afër.
Elsa: Zemra të iki të fle, sepse ti flet kot dhe nuk kam ndërmend të harxhoj minutat televizive.
Valeri: Ah, ti qenke duke bërë një show, vazhdo atëherë./dritare.net

















