
Alessio Alia do të jetë banori më i ri që do t’i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5.
Burime për Dritare.net, bëjnë me dije se hyrja e tij është planifikuar të ndodhë gjatë spektaklit.

Alessio Alia njihet si model dhe menaxher në industrinë e modës, me aktivitet kryesisht jashtë Shqipërisë. Emri i tij është përmendur në media për angazhimet në fushën e modelingut dhe projekte të lidhura me botën e showbiz-it, duke e bërë një profil që pritet të tërheqë vëmendje edhe brenda formatit të BBV.

Me hyrjen e një banori të ri në këtë fazë të lojës, pritet që dinamika brenda shtëpisë të ndryshojë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të pozicionohet Alessio Alia në raport me banorët aktualë dhe strategjitë e tyre./dritare.net