Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ish-banorja e Big Brother: Luizi ka dikë jashtë! 

Ish-banorja e Big Brother: Luizi ka dikë jashtë! 

Ish-banorja e Big Brother Genta Gjalpi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Luizin. Ajo thotë se Luizi ka një lidhje jashtë dhe ka rënë dakord me të që të bëjnë lojë.


“Dua të them edhe disa gjëra për Luizin por më vihen gjithë kundra. Është 110% e sigurt ai e ka dikë jashtë dhe ajo i ka dhënë leje të krijojë dhe lidhje vetëm për të fituar çmimin.”, është shprehur Genta në rrjete sociale pak ditë pas dasmës së Luizit dhe Kiarës në shtëpinë më të përfolur të momentit.


Ndërkohë nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë atëherë Luizi do të humbiste shumë pikë. Megjithëse nga ai çfarë nuk pret pasi ka qenë të shpeshta rastet që këngëtari ka thënë se në Big Brother ka hyrë për të bërë lojë. Por është parë i dedikuar me “mish e me shpirt” ndaj Kiarës. Edhe sot madje i tha Kiarës nëse është mërzitur me lojërat e tij brenda shtëpisë le të dalin bashkë nga Big Brother Vip. Nuk është e vetmja deklarata e Gentës për Luizin se ka dikë jashtë. Por edhe balerini Graciano Tagani pak ditë më parë tha se Luizi ka dikë jashtë. A është e vërtetë kjo gjë, do të presim e do të shohim./K.C/dritare.net