Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ish-banorja e Big Brother: Kiarës i fluturon mendja shpejt!

Ish-banorja e Big Brother: Kiarës i fluturon mendja shpejt!

Ish-banorët e Big Brother janë sërish lajm për median rozë.

Ish-banorja e Big Brother VIP, Antoneta Koçi komentoi marrëdhënien e saj me Kiara Titon në një intervistë të fundit, ku i tha edhe dy fjalë (pikante) për karakterin e moderatores.

“Kiara në thelb nuk mendoj se është vajzë e keqe, thjesht i fluturon mendja shumë shpejt. Pra, bëhet mendjemadhe shumë shpejt. Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në Big Brother që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik. Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh.

Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë. Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara. As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë. Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku", tha Antoneta./L.Fdritare.net