Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Irini Qirjako: Si donin të më rrëmbenin në '97!

Irini Qirjako: Si donin të më rrëmbenin në '97!

Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako ka rrëfyer një moment të vështirë nga 1997-ta. Ajo tregon se si tentuan ta rrëmbejnë 3 çuna që sapo kishin dalë nga burgu.

Irini Qirjako: Më erdhën 3 çuna si duket sa ishin liruar nga burgu apo nuk e di, njëri ishte me faqe të djegur, por dukeshin o Zot qëkur i shikoje dhe njëri ma bëri me shenjë “hajde këtu, hajde këtu”, “Ti do të vish me neve” më thoshin mua. Unë isha me burrin dhe me shokun e tij tek kafja dhe pastaj u tmerrova.
Dajana Shabani: Si? Të thoshin në sy të burrit hajde këtu?
Irini Qirjako: Po po…ma bënin me shenjë hajde këtu dhe rrinin me duar në bel…1997 ka qenë një tmerr. Shoku i burrit e kishte makinën aty afër, më çuan në aeroport dhe ika direkt për Greqi tek njerëzit e mi./K.C/dritare.net