Një nga vizitat e papritura në shtëpinë e Big Brother ka qenë edhe hyrja e Ilir Shaqirit, fituesit të BBV 1. Banorët nuk duhet të reagonin, por ka qenë Olta e para që jo vetëm ka reaguar, por edhe e ka takuar. Më pas ka qenë Amosi e gjithë banorët e tjerë. Iliri është thirrur në dhomën e rrëfimit dhe mes banorëve kanë filluar debatet. Olta thotë që është njerëzore të takosh një njeri dhe ja vlen të humbasësh 10.000 euro për të takuar Ilirin, ndërsa të tjerët kanë qenë kundër duke thënë se është prishur lezeti i lojës me këtë gjest. /A.S-Dritare.net