
Çifti i shumëpërfolur i "Big Brother" konfirmon ndarjen
Dritare.net
Kader Kicaj, ka njoftuar përfundimisht ndarjen nga fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardh Salihu. Këtë lajm e bëri publik Kaderi përmes një njoftimi në InstaStory.
“Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha ta ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tash e tutje nuk kam më me personin që isha deri dje. Si femër kam luftuar çdo lloj sfide për të qëndruar në lidhje. Kam pasur vështirësi edhe besoj që do vijë dita do t’i kuptoni krejt ngjarjet. Për çdo lloj pyetje kam përgjigje, por nuk dua ta lëndoj askënd sepse unë, vetëm jam lënduar në këtë lidhje. Shumë dashuri për krejt juve.", shkroi ajo.
Kaderi dhe Lumbardhi u njohën gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2. Lidhja e tyre u ndoq me interes të madh nga publiku, por përfundimisht, duket se marrëdhënia e tyre nuk i rezistoi sfidave që përballuan jashtë shtëpisë./K.C/dritare.net

















