
I dhanë fund lidhjes, Egli tregon tatuazhin që e bashkon me Olsi Bylykun!
Dritare.net

Egli Tako ka folur sërish në lidhje me ndarjen nga aktori, Olsi Bylyku ku ka treguar se historia e tyre vazhdon të përflitet ende në rrjet.
Egli ka treguar se çdo gjë mes tyre ka marrë fund dhe se aktori ka vazhduar jetën e tij.
“Mendoj që jo, aq më tepër që nuk dua fare që ta cek personin në fjalë, ka vazhduar jetën e tij”, është shprehur ajo.
-Cila ka qenë hera e fundit që ty të ka prekur një lajm?
Egli Tako: Shumë e freskët, ka qenë një frazë, një fjalim i Meryl Streep. Pas gjithë eksperiencës së saj jetësore thoshte që kam zgjedhur veten time dhe të qëndroj me pak njerëz, po ato pak njerëz të më duan, më vlerësojnë. Thelbi ishte që nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa vetja jote dhe nuk e kuptoj pse u interpretua kjo se ishte për një histori të shkuar timen.
Po ashtu, Egli ka pohuar se në trupin e saj ka një tatuazh të ngjashëm me Olsin, një couple tattoo ku aktori ka hënën ajo diellin.
“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është single tattoo prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”, ka treguar ndër të tjera ajo./M.K-dritare.net

















