
Hyri në BBV/ Kush është Jori Delli, modelja që mahniti edhe Berluskonin!
Dritare.net
Modelja shqiptare Jori Delli u bë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të përfolur në Shqipëri, Big Brother Vip. Nuk qenë shumë ata që e kanë njohur modelen, pasi karrierën e saj ajo e ka krijuar në Itali.
Jori u bë e njohur për median shqiptare pasi mahniti me bukurinë e saj ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni. Kur ishte e ftuar në një prej programeve italiane, Berluskoni mori në telefon drejtuesin e emisionit për të përshëndetur modelen.
“Je shumë e bukur, më ke pushtuar,”- tha para pak kohësh Berlusconi.
Por kush është Jori Delli?
Bukuroshja shqiptare jeton në Torino dhe është një nga fytyrat e Sportitalia. Ajo ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Ka qenë e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos. Jori është shoqja e Beniadës dhe pak kohë më parë në një intervistë, ajo është shprehur se do t’i pëlqente të hynte në Big Brother dhe të ishte aty brenda Butrint Imeri.
Megjithatë në këtë Big Brother Vip nuk është Butrint Imeri, por Luiz Ejlli, me të cilin modelja ka pasur një afrimitet të madh qysh kur hyri mbrëmë. Kjo gjë ka bërë xheloze Kiarën, e cila ndonëse nuk e shpreh me fjalë, e tregojnë emocionet e saj në fytyrë. Por do presim që të shohim se si do të ndikojë prezenca e bukuroshes Jori në marrëdhënien Kiara-Luiz./K.C/dritare.net

















