Fundjavë e qetë për vipat ishte kjo që lamë pas. Koha e vranët dhe shirat, ishin një arsye plus punës, që destinacionet nuk ishin të larmishme. Tashmë me ndryshimin e stinëve, më shumë preferohet një pushim prej së vërteti në shtëpinë e ngrohtë, se sa shëtitjet nga qyteti në qytet.
Evenimenti që bëri bashkë vipat të shtunën, ishte premiera e filmit të James Bond në kinema Millenium: No time to die!
Politikanë, gazetarë, artistë, ambasadorë, njerëz të rëndësishëm parakaluan në tapetin e kuq, ku ishin në fokus të syrit të fotografëve.
Prindërit shijuan të dielën me fëmijët e tyre, ndërsa vajzat e ekranit, si Arbana e Dojna ishin edhe në fundjavë pranë publikut. Për të parë si e kaluan fundjavën vipat, shikoni fotot më poshtë./L.F-dritare.net