Shtatori i punës po vjen. Ndaj të gjithë po e shijon sa mundet këtë fund gusht, që iku sa hap e mbyll sytë.
Dy ditë larg mamit, dhe djemtë i kishte marrë malli shumë. Këtë fundjavë ata e kaluan bashkë, në vendin e preferuar të të gjithëve në shtëpi: kuzhinë, ku bënë jo një po dy kekë me boronica.
E kthyer tashmë prej disa kohësh në një bionde platin, për xhiron e darkës këtë fundjavë Xhemi Shehu, ishte kombinuar me një fustan të zi. Yll, si kahera.
Perëndimi në foton e gazetares Rudina Xhunga, ngjan fantastik. Një foto me shumë ngjyra, është ajo që postoi gazetarja këtë fundjavë, buzë detit, në Vlorë.
Ami dhe Ermali, pas Turqisë po pushojnë në Greqi. Në instagram duken pushime që janë vërtet për t’u pasur zili.
Luana Vjollca, nuk ishte shumë në humor për një look, të ngarkuar këtë fundjavë. Pa flokë të shtuar, por me një tualet jo aq të thjeshtë, kaq pak e ngarkuar në pamje, Luana duket më shumë e bukur.
Marina po i shijon pushimet e saj, si asnjëherë tjetër. Pas një pauze në instagram, tani poston nga çdo cep i plazhit, foto nga pushimet bashkë me Getoarin, dhe bebushin/shen në bark.
Disa pushime pa fëmijët? Oh kush nuk i do. Ermali dhe Rezarta, me pak mund ia dolën të ikin vetëm. Edhe për Herën, do të ketë pushime të tjera, sigurisht.
Për të parë si e kaluan vipat këtë fundjavë, shikoni fotot më poshtë!/L.F-dritare.net