
Foto/ Të gjithë vipat në premierën e filmit "Dy gisht mjaltë 2"!
Dritare.net
Mbrëmjen e sotme po mbahet premiera e filmit "Dy gisht mjaltë 2" me protagonistë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën. Shumë yje të televizionit shkuan për të parë pjesën e dytë të filmit që të shkakton shumë të qeshura.
Historitë komike të çiftit tonë të preferuar edhe këtë herë nuk kanë të ndalur!
Tashmë të sapomartuar, Ervini dhe Ema, bashkë me bebushen e tyre, nisen për pushime familjare në Turqi. Por një ngatërresë aeroporti dhe një takim i papritur, bën që të gjithë personazhet të përfundojnë në një resort luksoz në Zvicër.
Personalitetet e tyre të çuditshme, bëjnë që keqkuptimet dhe mrekullitë në këtë aventurë të ndodhin njëra pas tjetrës.
Notat komike dhe mesazhet që secili personazh përcjell, do të shoqërojnë gjithë filmin dhe do mbajnë çdo shikues nën emocione para ekranit.
Zbuloni më shumë në galerinë më poshtë!/K.C/dritare.net

















