Dua Lipa po pushon në jug të Shqipërisë. Ajo ndodhet në Kep Merli bashkë me familjen e saj. Këtë na e zbuloi djali i kryeministrit Rama, Gregu. Gregu postoi disa foto me Duan dhe të atin e këngëtares Dukagjin Lipën në Instagram, duke na treguar destinacionin që ka zgjedhur këngëtarja shqiptare me famë botërore, për të pushuar pas vizitës tri ditore në Tiranë.
Dua dhe Gregu shihen të dy pranë detit të kristaltë. Ndërsa publikon fotot ai shkruan: “Kemi mundësi edhe për më mirë Dua Lipa”/K.C/dritare.net