
Moderatorja Alketa Vejsiu ka marrë pak kohë për të pushuar me fëmijët e saj. Prezantuesja e dashur për publikun ka çuar djalin dhe vajzën në Firence, qytetin ku ata kanë lindur.
Alketa ndau me ndjekësit në Instagram dy foto teksa shihet e përqafuar me dy fëmijët e saj. E ndërsa poston fotot ajo shkruan:
"Rikthim në Firence, qytetin ku kanë lindur të dy fëmijët e mi. Bebet e vogla, tani janë shokët e mi më të mirë.”/K.C/dritare.net

















