Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Fitova Liceun, por në vendin tim çuan dikë tjetër! Valbona Mema tregon fëmijërinë e varfër e të vështirë

Fitova Liceun, por në vendin tim çuan dikë tjetër! Valbona

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema ka bërë një rrëfim prekës brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Të gjithë e njohin Bonën si tip me energji pozitive, e qeshur gjithmonë, por jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, qysh nga fëmijëria.

Ajo ka treguar se ka dhe 7 motra e vëllezër të tjerë, ndërsa vetë është fëmija i fundit.

“Fëmijëria ime ka qenë e bukur, por edhe e vështirë. Kam lindur dhe jam rritur në një lagje të vjetër të Tiranës. Gjithë ditën si fëmijë luanim jashtë, ndërsa në darkë na mblidhte mami, na jepte një fetë bukë me sheqer me ujin që e lagte tek çezma. Nuk jemi rritur mirë, nuk kishim rroba, ishim të varfër", tregon ajo.

E ne të lodhur nga lojërat e tepërta e hanim. Isha fëmija i fundit dhe ndoshta…

10 fëmijë, por një vëlla më ka vdekur shumë i ri kur isha dy vjeçe. Një fëmijëri shumë e vështirë. Këndoja gjithë ditën nëpër shkollë, nëpër korridoret e shkollës, ku të gjithë thonin ‘ça zëri ke, pse nuk vazhdon një shkollë muzike”.

Edhe konkurrova në Liceun Artistik, por fatkeqësisht, unë e kisha fituar por në vendin tim dërguan dikë tjetër që ndoshta ishte pak më lart nga ana e shumë gjërave, nga ana financiare, nga ana e mbështetjes.

Pastaj fillova shkollën bujqësore në Qytetin e Nxënësve. Kam qenë nxënëse shumë e mirë, por dhe aty vetëm këndoja dhe në konkurset e shkollës dilja gjithmonë e para. Herë shkoja në shkollë me bukë e herë pa bukë”, ka treguar ajo. Një histori reale, të cilën Valbona e ka treguar me gjithë sinqeritetin e saj për banorët dhe ata që e ndjekin në BBV./ dritare.net