Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Fitoi medaljen e artë në Tokio2020/ Rita Ora: Pafund krenare për Distria Krasniqin

Fitoi medaljen e artë në Tokio2020/ Rita Ora: Pafund krenare për

Xhudistja Distria Krasniqi fitoi sot medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Nuk munguan urimet për xhudisten nga personalitete të njohura. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora e uron në rrjete sociale, ndërsa publikon mesazhin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Mesazhi i presidentes Osmani!

“Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder, krenari e lumturi e papërshkrueshme.

Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës.

Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë. Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës. Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo!”

Fitoi medaljen e artë në Tokio2020/ Rita Ora: Pafund krenare për

Ndërsa Rita Ora shkruan se ndihet shumë krenare për arritjen e Distria Krasniqit.

“Urime Distria Krasniqi! Kosova lë gjurmë në “Tokio 2020”. Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike.”, shkruan këngëtarja./K.C/dritare.net

Fitoi medaljen e artë në Tokio2020/ Rita Ora: Pafund krenare përFitoi medaljen e artë në Tokio2020/ Rita Ora: Pafund krenare për