Para disa kohësh, në një diskutim me Arbanën, Luizi kishte premtuar se nëse do të fitonte Kiarën do ta linte përfundimisht cigaren. Në fakt të gjithë e harruam këtë premtim, por jo ai. Në orët e vona të natës, pas përfundimit të dasmës dhe puthjes së shumwpritur, ai u kujtua dhe iu tha banorëve se nuk do pijë më cigare: “I premtova Arbanës dhe që sot unë e lë cigaren.” Pavarësisht se Kiara i tha nuk është nevoja dhe nuk ka pse ta bëjë këtë gjë, Luizi i dashuruar duket mëse i vendosur. Eh ç’të bën dashuria! /A.S-Dritare.net