
Fifi preket në rrëfimin për djalin: Mendojnë se viktimizohem!
E Shtunë 11 Nëntor 2023, 08:08
Dritare.net

Këngëtarja Fifi ka përjetuar një situatë emocionale në Dancing With The Stars, teksa rrëfeu për djalin e saj.
Fifi tregoi se nuk flet shumë për djalin e saj, Theo Mal pasi ka frikë nga paragjykimet.
Ndërkohë anëtarja e jurisë, Olta Gixhari e ka këshilluar që të flasë sa herë e ndjen në shpirt.
Fifi: Nuk dua të flas për djalin, se sa herë flas, njerëzit mendojnë që po viktimizohem.
Olta: Djalin ta kesh me jetë dhe të sugjeroj të mos bësh gabimin që kam bërë unë, që të mos flasësh kur ta ndjesh me shpirt./M.K-dritare.net

















