
Fëmijëria, suksesi dhe vështirësitë, Ylli Limani i rrëfen të gjitha!
Dritare.net

Këngëtari i njohur Ylli Limani ka ardhur me një rrëfim ndryshe për publikun këtë herë ku përpos talentit të tij për muzikën ka treguar historinë e tij të suksesit, mardhënien me familjen dhe publikun.
Në një intervistë për mediat në Kosovë, Ylli ka treguar se prej në fëmijëri ai e ka kuptuar se ishte i veçantë nga talenti që kishte në muzikë, dhe tashmë etiketohet si “Ylli i Prishtinës”.
Këngëtari tregon se i ka pëlqyer gjithmonë që të këndonte dhe gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm në botën e muzikës por dhe në familjen e tij.
“Mënyra ime për t’u shkëputur nga fëmijët e tjerë ishe muzika arratisesha dhe këndoja, po të them të drejtën gjithmonë më dukej vetja më i veçantë se të gjithë fëmijë e tjerë. Mbaj mend disa filmime ku jam unë i vogël dhe dal këndoja pa turp, ka pasur disa raste kur nuk kishim energji elektrike e më drejtoheshin mua: Dil Ylli na këndo për mysafirët. Unë kam një motër edhe një vëlla ata janë shumë më të mirë se unë, janë të urtë un se di nga kam ngjarë por jam disi më ndryshe e kam sjelljen sikur të isha një fëmijë i vetëm (i përkëdhelur).”
Momentin më të veçantë në jetën e tij, Ylli e kujton pandeminë Covid-19, ku citon “Jeta ime u nda para pandemisë dhe pas pandemisë. Unë kam “vdekur” në pandemi dhe u ringjalla pas saj, ishte një periudhë thyerje ulesha në tavolinë dhe mendoja kush jam unë tani që nuk këndoj, nuk kam projekte, fitime, xhirime..”/M.K-dritare.net

















