Fatma Haxhialiu ka një këshillë për artistët: Nuk ka shaka me shëndetin mendor!
Dritare.net
Fatma Haxhialiu, duke marrë shkas nga një story në Instagram e reperit Getinjo, ku paraqitej një pako me xanax, reagoi ditën e sotme me anë të një shkrimi ku foli për rëndësinë që ka shëndeti mendor dhe se shaka të tilla nuk duhen bërë nga artistët për tema kaq sensitive.
"Shume prej jush me kane nisur kete story, te shqetesuar dhe me te drejte.
Jam e bindur dhe pasi ndoqa storyt e getinjo, e pash qe ishte nje forme provokimi apo qofte edhe diss per dike, e ne fund e ka zhdramatizuar duke thene qe ishte shaka. Shpesh e ka permendur ne videot pasuese, qe duhen marre me rekomandimin e mjekut dhe me vjen mire qe e ka nenvizuar.
Ama i lutem getinjo dhe cdo artisti qe te tregojne kujdes, sepse shendeti mendor nuk eshte loje, as gallate, apo batute, shume adoleshente qe ndjekin ata dhe i besojne verberisht dhe madje me shume se prinderit e mjeket, mund te mendojne se Xanax mund te pihet kur ke nje shqetesim…mos harroni qe per nje adoleshent dhe nje sherr banal, apo nje provim duket si fundi i botes e mendon se shpetimin e gjen ne ilace qe duken cool ne Instagram.
Xanax eshte nje medikament i rende qe merret vetem me rekomandim nga mjeku, sepse pasojat jane te renda! Vleresoj faktin qe getinjo ndan me ndjekesit e vet edhe momente vulnerabel ku tregon se ka probleme si te gjithe dhe ju jep force e motivim qe t’i kalojne, por ju lutem beni kujdes me pjesen e ilaceve. Njerez te dashur, nuk eshte cool te pish ilace pa rekomandimin e mjekut, nuk eshte ok te mos marresh seriozisht shendetin mendor, ilacet nuk jane shaka, ju lutem MOS MERRNI KURRE ASNJE MEDIKAMENT PA REKOMANDIMIN E SPECIALISTIT . Ju lutem nqs perjetoni ankth apo depresion merreni seriozisht dhe keshillohuni me specialistet.
E ndjeva per detyre ta beja kete postim, ne respekt te shume prinderve dhe adoleshenteve qe me kane shkruar", shkruan Fatma./M.K/dritare.net