U fshi nga Youtube? Ja çfarë po ndodh me këngën Karnaval të Elvana Gjatës!
Dritare.net
Tri ditë më parë RTSH publikoi klipin zyrtar të këngës konkurruese në “Fest63” të Elvana Gjatës që titullohet “Karnaval”. Kënga numëron rreth 170 mijë klikime në Youtube dhe mesa duket po has probleme teknike, pasi edhe klikimet janë pak. Disa raportojnë se kënga është fshirë disa herë nga Youtube i RTSH-së, ndërsa të tjerë thonë se kënga nuk dëgjohet pasi ka zhurmë.
Ndërkohë për këtë ka reaguar vetë Elvana përmes një postimi në Instastory:
Edhe Elvana vetë shprehet e habitur duke shkruar: “Përsëri... nuk mund ta di apo ta kuptoj pse po ndodh kjo, por e sigurtë që nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Në çdo rast, nuk mund të bëj asgjë në këtë video sepse nuk është kanali im. Ne jemi duke vlerësuar opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin.", shkruan këngëtarja./K.C/dritare.net