

Aktorja Eva Alikaj, apo siç të gjithë e kujtojnë më së shumti si Elsa e Pallatit 176, ka rrëfyer së fundmi ndërhyrjet estetike që ka bërë në pamjen e saj.
E pyetur se cili është sekreti i bukurisë së saj, aktorja tek Rudina u shpreh: Gjenet, por kam bërë edhe ndërhyrje estetike. Vetëm pak rrudhat janë tërhequr dhe pak këtu te qafa. Kjo është bërë. Unë nuk dua të ndryshohem, sepse dua të jem vetvetja, por moshën e kam për t’i bërë këto gjëra.
Aktorja 63-vjeç, pranoi se ka eliminuar pjesën e rrudhave në fyyrë dhe në pjesën e qafës./ M.K-dritare.net

















