Emrat/ Gara e edicionit 62 të Festivalit të Këngës, tërhiqen tre artistë!
E Shtunë 2 Dhjetor 2023, 10:10
Dritare.net
Një tjetër këngëtar është tërhequr nga gara në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës.
Dy artistet e parë që u tërhoqën ishin: Kejsi Tola dhe Samanta Karavella, të cilat dhanë detaje mbi arsyet.
Ndërkohë artisti tjetër që është tërhequr është Sardi Strugaj.
“Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim. Por do ta sqaroj, do ta sqaroj në vazhdim”, ka deklaruar ai..