Një surprizë e bukur e priste Dea Mishelin mbrëmjen e sotme. Në 133 ditë që ajo ka qenë në shtëpi, mamaja e saj ka dërguar çdo ditë mesazhe në Whatssup-in e saj.
Disa prej mesazheve, u shfaqën mbrëmjen e sotme në ekran, ku këto copëza kishte mundësi t’i lexonte edhe Dea.
Ajo u përlot teksa lexoi mesazhet e së ëmës dhe u shpreh se e ka marrë shumë malli për mamanë. Finalistja u surprizua nga mamaja e saj dhe të dyja u përqafuan me mall pas kaq ditësh.
Dea Mishel kishe plot 133 ditë pa e takuar të ëmën. Gjatë këtij rrugëtimi, në shtëpi ajo ka patur mundësi të takojë vetëm të atin, vëllanë, gjyshen dhe dy kushërirat e saj. /A.S-Dritare.net