
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku shtrohet në një spital psikiatrik në New York
E Enjte 16 Janar 2025, 21:09
Dritare.net
Biznesmeni Elton Ilirjani ka treguar se çfarë po ndodh në këto çaste me Parashqevi Simakun. Ilirjani ka zbuluar sot se prej dy javësh diva e muzikës shqiptare është shtuar në një spital psikiatrik në New York.
“Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto 2 javë? Nesër ajo bën dy javë që është shtuar në një spital psikiatrik në New York. Ka dy javë që është në një pavion psikiatrik të një spitali të New York-ut. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një nga momentet më të vështira por e kuptoj që çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe për kurim“, thotë Ilirjani në një video të postuar në rrjetet sociale./K.C/dritare.net

















